Prokurorët u kanë kërkuar gjykatësve norvegjezë që të deklarojnë të çmendur vrasësin masiv, Anders Bering Breivik.
Breivik, i cili ka thënë se është militant anti-islamik, ka pranuar se, korrikun e kaluar, ka vrarë 77 persona pranë ndërtesave qeveritare në Oslo dhe në ishullin Utoja.
Psikiatrit e zgjedhur nga gjykata kanë ardhur në përfundime të kundërta sa i përket gjendjes së tij shëndetësore.
Njëri ekip e ka deklaruar Breivikun skizofren paranoik, ndërsa tjetri ka thënë se ai vuan nga çrregullimi i personalitetit, por “nuk është psikopat dhe mund të mbahet përgjegjës”.
Vendimi përfundimtar për Breivikun do të merret më 24 gusht.
Nëse shpallet normal, 33-vjeçari do të përballet me dënimin maksimal prej 21 vjetësh burgim, i cili mund të zgjatet nëse vazhdon të konsiderohet i rrezikshëm për shoqërinë.
Po qe se shpallet i çmendur, Breivik do të vendoset në një institucion mendor për kohë të pacaktuar, ndonëse gjendja e tij shëndetësore do të rishikohet çdo tre vjet.
Breivik ka thënë se nëse shpallet i çmendur, ai do të apelojë vendimin.