Ndërlidhjet

Izraeli sulmon Rripin e Gazës


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarët mjekësorë palestinezë si dhe dëshmitarët thanë se nga sulmet ajrore izraelite është vrarë një militant palestinez dhe janë plagosur të paktën 17 njerëz në Rripin e Gazës.

Militanti është vrarë derisa po e ngiste një motoçikletë në Gazë.

Raportet thonë se Izraeli kishte në shënjestër tri zona të sigurisë së Hamasit në qytetin e Gazës dhe gjetkë në territorin bregdetar të mbushur me njerëz.

Ushtria e Izraelit nuk ka dhënë asnjë koment të menjëhershëm mbi sulmet, të cilat erdhën pas një breshëri raketash, që u hodhën ndaj Izraelit nga ana e militantëve të Gazës, por pa shënuar viktima.
XS
SM
MD
LG