Ndërlidhjet

Egjipti shpall fituesin e balotazhit presidencial


Kajro
Kajro
Turma të mëdha janë mbledhur në kryqytetin egjiptian të Kajros në pritje të shpalljes së rezultateve për balotazhin presidencial.

Fitorja është pretenduar si nga kandidati i Vëllazërisë Myslimane Muhamed Morsi, ashtu edhe nga ish kryeministri në kohën e Mubarakut, Ahmed Shafik.

Rezultatet fillimisht qenë planifikuar të shpalleshin më 21 qershor, por u shtyen, për të shqyrtuar ankesat e të dy palëve.

Masat e sigurisë janë rritur në Kajro, ku mijëra mbështetës të të dy kandidatëve po i presin rezultatet.

Zgjedhjet kanë shkaktuar ndasi mes egjiptianëve, që frikësohen nga kthimi i regjimit ushtarak siç ishte në kohën e Mubarakut, si dhe mes atyre që thonë se Vëllazëria Myslimane do ta sjellë agjendën islamike në presidencë.
XS
SM
MD
LG