Ndërlidhjet

Një mandat "ekzekutiv" për EULEX-in


EULEX
EULEX
Përfundimi i fazës së mbikëqyrjes së pavarësisë nuk do të jetë edhe fundi i kompetencave ekzekutive që misionet ndërkombëtare do t’i kenë në Kosovë.

Edhe pas mbylljes së Zyrës Civile Ndërkombëtare që pritet të ndodhë në shtator, e mandatuar të vlerësojë të arriturat në zbatimin e Planit të Ahtisarit si bazë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, misionet tjera ndërkombëtare do të vazhdojnë të kenë një rol mjaft të rëndësishëm.

Përveç misionit paqeruajtës të forcave të KFOR-it që komandohen nga NATO-ja, këtu veçohet sidomos roli i misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit – EULEX.



Është vetë kryeministri Hashim Thaçi ai, i cili thotë se edhe pas fundit të mbikëqyrjes ndërkombëtare, institucionet e Kosovës do të sigurojnë një bazë ligjore për kompetencat ekzekutive të EULEX-it.

Ne jemi të zotuar që të gjejmë bazën adekuate ligjore për të mundësuar vazhdimin e mandatit të misionit të EULEX-it, duke përfshirë edhe kompetencat ekzekutive të tij deri në qershor të vitit 2014”, është shprehur Thaçi, pa specifikuar më shumë në lidhje me kompetencat që do t’i sigurohen EULEX-it me anë të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.

Për shkak të jo unitetit brenda BE-së në lidhje me pavarësinë e Kosovës, EULEX-i vepron në Kosovë mbi bazën e Rezolutës 12 44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ka një zinxhir të unifikuar komandues në Bruksel.

Lidhur me rolin e misionit të BE-së në Kosovë, Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së diplomacisë evropiane, Ketrin Eshton, thotë se Kosova mbetet prioritet për Bashkimin Evropian.

Në shumë raste e kemi thënë që Kosova ka perspektivën evropiane, sikurse edhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor”.

Ne jemi të përkushtuar që të kemi rolin udhëheqës për ta ndihmuar Kosovën në angazhimet e saj për reforma evropiane, si dhe do të vazhdojmë të ofrojmë ndihmën tonë përmes përfaqësuesit special të BE-së”, deklaron Kocijançiq.

Përmirësimet në fushën e sundimit të ligjit mbeten prioritet në Kosovë dhe se EULEX-i për këtë qëllim edhe është atje, thotë Kocijançiq.

Andaj, EULEX-i do të vazhdojë t’i ushtrojë funksionet që ka në bazë të mandatit që i është dhënë me vendimin e 27 vendeve anëtare të BE-së dhe në harmoni me ligjet vendase, thekson zyrtarja e BE-së.

Kjo bazë ligjore do të jetë e atillë që do të jetë në përputhje dhe mbështetje nga Kushtetuta e Kosovës”, thekson Maja Kocijançiq.

Këshilli i Bashkimit Evropian tashmë ka vendosur t’i zgjasë mandatin EULEX-it deri më 14 qershor të vitit 2014.

Teksa ishte vendosur të zvogëlohet numri i policëve, BE nuk kishte lejuar shkurtimet të stafit gjyqësor, përfshirë gjykatësit dhe hetuesit.

EULEX-i paraqet misionin më të madh evropian deri më tash, i cili ka për qëllim të ndihmojë dhe mbështesë autoritetet kosovare në fushën e sundimit të ligjit, posaçërisht në polici, gjyqësi dhe zonat doganore.

Në bazë të mandatit, thuhet se EULEX-i nuk është në Kosovë të sundojë apo të administroj137. Andaj ai përkufizohet vetëm si mision teknik, i cili do të monitorojë, udhëzojë dhe këshillojë, por që do të mbajë një numër të kufizuar të kompetencave ekzekutive.

EULEX-i trajton kryesisht rastet e cilësuara si të ndjeshme, për shkak se organet vendore konsiderohet se nuk janë ende në gjendje që të ballafaqohen me to.
XS
SM
MD
LG