Ndërlidhjet

Serbi: Përplasje në PD lidhur me postin e Jeremiqit në OKB


Kryetari i Beogradit Dragan Gjillas
Kryetari i Beogradit Dragan Gjillas
Ministri i jashtëm i Serbisë në largim, Vuk Jeremiq, e ka akuzuar sot kolegun e tij në Partinë Demokratike, Dragan Gjillas, për pohime të rrejshme lidhur me shpenzimet e Jeremiqit në Nju Jork, gjatë kryesimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Jeremiq i tha një televizioni beogradas se në sulmin e Gjillasit ka elemente të frustrimit dhe armiqësisë personale dhe “mallkiimit serb se falet çdo gjë pos suksesit”.

Mëtutje, zoti Jeremiq, i ka hedhur poshtë pohimet se rroga e tij, gjatë kryesimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, për një vit, do të jetë 28 mijë dollarë në nuaj.

“Shifrat që janë paraqitur nuk kanë asgjë të përbashkët me ralitietin. Kjo është e pakuptimtë, rroga ime do të jetë shumë më e ulët se kjo shumë”, tha Jeremiq.

Zëvendëspresidenti i Partisë Demokratike, Dragan Gjillas, që është edhe kryetar i Beogradit, sot e ka vlerësuar të turpshëm vendimin e qeverisë së Serbisë për lejimin e shtatë milionë dollarëve për finansimin e shpenzimeve të Vuk Jeremiqit, gjatë kryesimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në Nju Jork.

Gjillas ka thënë se me këtë qëndrim, të enjten e kaluar e ka njoftuar kryesinë e Partisë Demokratike dhe kryeministrin në largim, Mirko Cvetkoviq, dhe ka kërkuar anulimin e vendimit për shpnezimet e zyrës së Vuk Jeremiqit në Nju Jork, të cilin qeveria e ka miratuar më 24 maj, raporton agjencia Beta.
XS
SM
MD
LG