Ndërlidhjet

Vrasësi i dyshuar i Kolorados para gjykatës


Njerëz që ishin mbledhur të dielën në Aurora për t'i kujtuar viktimat
Njerëz që ishin mbledhur të dielën në Aurora për t'i kujtuar viktimat
Njeriu, që akuzohet për vrasjen e 12 njerëzve në një kinema në Kolorado të Shteteve të Bashkuara pritet të paraqitet, gjatë ditës, para gjykatës për t’u përballlur me akuzat.

I dyshuari, Xhejms Houms, po mbahet në paraburgim nën dyshimet për vrasje të shumëfishtë të shkallës së parë në një kinema në Aurora afër Denverit në orët rreth mesnatës të së enjtës.

Të dielën mbrëma, mijëra njerëz u mblodhën në Aurora për t’i kujtuar viktimat.

Presidenti amerikan, Barak Obama, i cili vizitoi një spital në Aurora tha se ka përqafuar dhe ka “derdhur lotë” me të mbijetuarit dhe të afërmit e tyre.

Obama tha se u ka bërë atyre me dije se i tërë vendi “po mendon për ta”.
XS
SM
MD
LG