Ndërlidhjet

Asad lavdëron forcat qeveritare


Një poster i dëmtuar i presidentit të Sirisë, Bashar Al Asad, në Allepo
Një poster i dëmtuar i presidentit të Sirisë, Bashar Al Asad, në Allepo
Presidenti i Sirisë, Bashar Al Asad, lavdëroi përmes një deklarate të shkruar trupat e armatosura qeveritare për përpjekjet e tyre në luftën kundër “grupeve kriminele terroriste”.

Ai tha se beteja me forcat rebele po minon “fatin e popullit tonë, atë të kombit, së kaluarës dhe së ardhmës”.

Asad tha se “agjentët e brendshëm” po u ndihmonin armiqëve të huaj ta minojnë kombin.

Deklarata e Asadit u lëshua në kohën kur në Siri po shënohet Dita e Forcave të Armatosura dhe në kohën kur po vazhdojnë përleshjet e përgjakshme në qytetin e Allepos.

Aeroplanët dhe helikopterët luftarakë u përdorën gjatë së martës, ndërsa luftimet më intensive për marrjen e kontrolit të këtij qyteti hynë në ditën e pestë.

Në ndërkohë, raportohet se një kolonë tjetër e tankeve të regjimit Asad i është drejtuar Allepos.
XS
SM
MD
LG