Ndërlidhjet

Identifikohet sulmuesi i tempullit fetar


Viskonsin
Viskonsin
Sulmuesi që qëlloi për vdekje gjashtë njerëz në Tempullin Sik në Viskonsin të SHBA-së është identifikuar si ish ushtar amerikan me lidhje të mundshme me grupe raciste.

Pentagoni konfirmoi se 40 vjeçari Uejd Majkëll Pejgj ishte ish specialist i Armatës amerikane për operacionet psikologjike, që ka shërbyer në ushtri nga vitti 1992 deri në vitin 1998.

Pejgj vrau të dielën gjashtë persona në një tempull fetar në Viskonsin të Shteteve të Bashkuara.

Vrasja ndodhi kur disa dhjetëra njerëz po mbidheshin për t’i kryer ritualet javore fetare në tempullin në Ouk Krik.

Autoritetet thanë se Pejgj “ia zuri pritën” një polici, të cilin e qëlloi disa herë para arritjes së një polici tjetër, i cili më pas ktheu të shtënat duke e lënë të vrarë sulmuesin.

Polici ishte në mesin e tre personave të plagosur gjatë këtij incidenti.

Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se është “thellësisht i pikëlluar” për shkak të incidentit, i cili vjen vetëm dy javë pas një sulmi me armë zjarri në Aurora të Kolorados ku u vranë 12 persona.
XS
SM
MD
LG