Ndërlidhjet

Evakuohen shkencëtarët nga Antarktiku


Pamje të Antarktikut
Pamje të Antarktikut
Relaksimi i temperaturave në dimrin e përhershëm antarktik ia mundësoi një aeroplani australian të aterojë në pistën e akullt të stacionit amerikan për hulumtime, MekMurdo për të evakuuar disa shkencëtarë të sëmurë, njoftoi agjencia e lajmeve DPA.

Sektori Australian për Antarktikun dërgoi një aeroplan të tipit A319 nga Kristçërqi të Zelandës së Re për në MekMurdo.

Ekipi pesë-anëtarësh autralian thuhet se u largua nga vendi me anëtarin e tij të sëmurë.

Fondacioni Kombëtar Amerikan për Shkenca njoftoi në faqën e tij të interenetit se pacientit të paidentifikuar “mund t’i nevojitet një operim i menjëhershëm, i cili mund t’i ofrohet më mirë në ndonjë objekt tjetër se sa në MekMurdo”.

MekMurdo, një nga tri bazat amerikane në Antarktik gjendet diku 3 mijë e 800 kilometra larg Kristçërqit.
XS
SM
MD
LG