Ndërlidhjet

Qeveria e Serbisë dënon shpërthimin në veri


Qeveria e Serbisë
Qeveria e Serbisë
Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë ka dënuar “incidentet në Kosovë” dhe ka kërkuar hetimin e tyre, “pa marrë parasysh se kush janë viktimat”.

“Hedhja e bombës në restorantin ‘Tiha noq’, të pronarit serb në Mitrovicë, vetëm se ka inkurajuar atmosferën e mosbesimit dhe të frikës, e cila, si pasojë e mosndëshkimit të dhunës me armë ndaj pjesëtarëve të nacionalitetit serb, për kohë të gjatë mbretëron në tërë hapësirën e Kosovës”, thuhet në komunikatën që transmetojnë mediat serbe.

Policia e Kosovës ka konfirmuar incidentin, i cili ka ndodhur pak para mesnatës së mbrëmshme në veri të Mitrovicës.

Në bazë të vlerësimeve preliminare, policia ka konstatuar se shpërthimi në lokalin “Tiha noq” ka ndodhur nga aktivizimi i një granate dore.

Nuk bëhet fjalë për pasoja në njerëz, pos dëmeve materiale.
XS
SM
MD
LG