Ndërlidhjet

OKB përfundon misionin vëzhgues në Siri


Fotografi ilustruese nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së
Fotografi ilustruese nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka urdhëruar të enjten fundin e misionit vëzhgues të OKB-së në Siri, por ka mbështetur thirrjet, që një zyrë civile të mbetet në Damask.

Lëvizja vjen pas një takimi të këshillit mbi konfliktin e Sirisë.

Ambasadori francez në OKB, Zherard Arod, presidenti aktual i KS-së, tha se nuk janë përmbushur kushtet për të zgjatur misionin, mandate i të cilit mbaron në mesnatën e së dielës.

Ai ka thënë se është bërë përparim i vogël në ndaljen e dhunës dhe në bindjen e regjimit të Asadit për të ndaluar përdorimin e armëve të rënda kundër popullatës civile.

Edhe pse vëzhguesit e paarmatosur ushtarakë do ta lënë Damaskun, një zyrë ndërlidhëse civile do të mbetet atje për të monitoruar situatën.
XS
SM
MD
LG