Ndërlidhjet

Jahjaga dekreton 42 gjykatës


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka dekretuar një numër gjykatësish për gjykatat në nivel të gjykatave komunale për kundërvajtje në pjesë të ndryshme të Kosovës, njoftoi presidenca e vendit.

Bëhet e ditur se në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Prishtinë janë dekretuar nëntë gjykatës.

Në Gjykatat Komunale për Kundërvajtje në Mitrovicë dhe Gjakovë janë dekretuar nga katër gjykatës.

Nga tre gjykatës thuhet se janë dekretuar në Gjykatat Komunale për Kundërvajtje në komunën e Podujevës, Ferizajt, Lipjanit dhe Malishevës, ndërsa nga dy gjykatës janë dekretuar në gjykatat e të njejtit nivel në Pejë, Klinë, Prizren, Rahovec dhe Gjilan.

Në Gjykatat Komunale për Kundërvajtje në Shtërpce, Dragash dhe Skenderaj është dekretuar nga një gjykatës.

Dekretimi thuhet se u bë duke u bazuar në nenin 84 pika 16, nenin 104 pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në nenin 18 pika 1 të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, si dhe duke u bazuar në vendimet e datës 16 korrik 2012 të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovës.
XS
SM
MD
LG