Ndërlidhjet

Zgjidhja diplomatike për Sirinë "gati e pamundur"


Lakdar Brahimi
Lakdar Brahimi
I dërguari i ri i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lakdar Brahimi, ka shfaqur drojën se mund të jetë "gati e pamundur" të arrihet zgjidhje diplomatike për konfliktin.

Duke folur për BBC-në, Brahimi tha se joefikasiteti ka "peshë të tmerrshme", pasi "sirianët vazhdojnë të vdesin".

Diplomati algjerian është emëruar në këtë post, pasi paraardhësi i tij, Kofi Anan, ka dhënë dorëheqje, duke thënë se ndryshimet ndërmjet fuqive të mëdha të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kanë penguar marrëveshjen për përgjigje të unifikuar ndaj krizës.

Aktivistët thonë se mbi 20,000 persona, përfshirë civilë, rebelë të armatosur dhe pjesëtarë të forcave qeveritare të sigurisë, kanë humbur jetën në trazira.

Kryengritja kundër presidentit Bashar al-Asad ka nisur në mars të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG