Ndërlidhjet

Google feston ditëlindjen e 14-të


Ilustrim
Ilustrim
Gjiganti i internetit, Google, sot feston ditëlindjen e 14-të.

Google është formuar më 27 shtator të vitit 1998, ndërsa nismëtarë të tij kanë qenë studentët e atëhershëm të Universitetit Stanford në Kaliforni, Larry Page dhe Sergey Brin.

Domeni Google.com është regjistruar më 15 shtator, por kompania feston zyrtarisht ditëlindjen më 27 shtator.

Google sot ekziston në më shumë se 100 gjuhë dhe mbulon dy të tretat e tregut global të kërkimeve online.
XS
SM
MD
LG