Ndërlidhjet

Zgjidhja ushtarake për Sirinë, “veprim i rrezikshëm”


Siri
Siri
Zëvendëspresidenti i Irakut, Khodair Al-Khozaei, ka thënë se dhuna nuk është zgjidhje për krizën në Siri dhe se ajo mund të dyfishojë humbjet e sirianëve dhe të rajonit.

Duke folur në Kombet e Bashkuara, ai ka thënë se Bagdadi shpreson që të gjitha palët të kuptojnë se zgjidhja ushtarake është një veprim i rrezikshëm.

Zyrtari i lartë irakian po ashtu u ka thënë të tubuarve në Asamblenë e Përgjithshme se zgjidhja e çështjes izraelito-palestineze mbetet prioritet për vendin e tij dhe pjesën tjetër të botës arabe.

“Qëndrimi i Irakut, i cili është konstant, nuk devijon nga pozita e unifikuar arabe rreth çështjeve thelbësore të kombeve tona. Andaj, ne mbështesim krijimin e Shtetit të Palestinës në territoret e pushtuara palestineze, me Jerusalemin kryeqytet”, ka thënë Al-Khozaei.
XS
SM
MD
LG