Ndërlidhjet

Hagë: I akuzuari Karaxhiq e fillon mbrojtjen e tij


I akuzuari Radovan Karaxhiq
I akuzuari Radovan Karaxhiq
Ish lideri politik i serbëve të Bosnjës gjatë luftës, Radovan Karaxhiq, parashihet që sot do ta filloj mbrojtjen e tij ndaj akuzave për gjenocid dhe mizori të tjera në Gjykatën për Krime të Luftës në Hagë.

Radovan Karaxhiq, i akuzuar për gjenocid lidhur me masakrën e afro 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995, thotë se nuk është fajtor lidhur me akuzat.

Procesi gjyqësor kundër tij në Gjykatën e Hagës ka filluar në vitin 2009.

Tashmë gjykata e ka hedhur poshtë një kërkesë të tij për proces të ri.

Karaxhiqi ishte arrestuar në vitin 2008, 13 vite prej se së pari ishte akuzuar për orkestrimin e mizorive serbe gjatë luftës në periudhën 1992-95 në Bosnjë Hercegovinë.
XS
SM
MD
LG