Ndërlidhjet

Kosova zë vendin e 98-të për bërje biznesi


Ilustrim
Ilustrim
Për herë të parë, që prej përfshirjes së Kosovës në raportin e Bankës Botërore “Të Bërit Biznes”, Kosova shënon përparim. Në raportin e fundit të Bankës Botërore për bërjen e biznesit, Kosova ka zënë vendin e 98-të, në krahashim me vendin e 117-të sa kishte vitin e kaluar.

Matja është bërë në 183 vende të ndryshme të botës.

Në krahasim me vendet e rajonit, Bosnja e Hercegovina është rradhitur më keq, duke fituar vendin e 128-të.

Maqedonia ka vendin e 23-të, Mali i Zi të 51-tin, Shqipëria vendin e 85-të dhe Serbia në vendin e 86-të.
XS
SM
MD
LG