Ndërlidhjet

Erdogan: KS duhet të vendosë për Sirinë


Berlin
Berlin
Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se është në dorë të Këshillit të Sigurimit për të vendosur nëse zona e ndalim-fluturimit duhet të vendoset mbi Sirinë.

Ai i ka bërë këto komente në Berlin, pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Erdogan e ka cilësuar konfliktin në Siri si “katastrofë” dhe ka kërkuar ndihmën e Gjermanisë për të trajtuar dhjetëra-mijëra refugjatë sirinë që kalojnë kufirin me Turqinë.

Aktivistët sirianë thonë se më shumë se 35,000 mijë njerëz janë vrarë prejse ka nisur konflikti në mars të vitit 2011.

Të paktën tetë viktima të reja janë raportuar sot në Damask.
XS
SM
MD
LG