Ndërlidhjet

Ivanishvili takoi Barroson


Bruksel
Bruksel
Kryeministri i Gjeorgjisë, Bidzina Ivanishvili, ka nisur vizitën treditore në Bruksel.

Ai ka takuar presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ndërsa më vonë do të zhvillojë bisedime edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, dhe diplomatë të tjerë.

Kjo është vizita e parë e Ivanishvilit jashtë shtetit, prejse koalicioni i tij “Ëndrra Gjeorgjiane” ka fituar zgjedhjet parlamentare të 1 tetorit.

Biznesmeni 56-vjeçar ka mundur partinë e presidentit Mikheil Saakashvili, duke i dhënë fund dominimit nëntëvjeçar të rivalit të tij në politikat e Gjeorgjisë.
XS
SM
MD
LG