Ndërlidhjet

OKB: Afrika larg përmbushjes së objektivave të Mijëvjeçarit


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarë të Kombeve të Bashkuara thonë se shumica e vendeve afrikane kanë mbetur prapa në përmbushjen e objektivave për zhvillim të Mijëvjeçarit dhe se në këto vende nuk do të ketë aq shumë përparim në shëndetësi, ushqim dhe sanitari, ashtu siç shpresohej.

Objektivat për Zhvillim të Mijëvjeçarit të Kombeve të Bashkura kanë për qëllim që ta ulin dukshëm varfërinë globale dhe ta rrisin nivelin e edukimit, barazinë gjinore dhe shëndetësinë, deri në vitin 2015. Por duket qartazi se shumica e shteteve afrikane nuk do të arrijnë t’i përmbushin këto qëllime.

Kështu thotë zëvendës sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Jan Eliasson, i cili shtoi se ekziston një arsye prapa këtij pesimizmi, pasi që progresi në këto vende është i ngadalshëm.
XS
SM
MD
LG