Ndërlidhjet

Bullgari: Tërhiqet një pjesë e kontigjentit nga Afganistani


Pamje nga një aeroport në Kabul të Afganistanit
Pamje nga një aeroport në Kabul të Afganistanit
Qeveria e Bullgarisë thotë se do ta tërheq një pjesë të kontigjentit të vet në Afganistan.

Trupat e Bullgarisë janë të vendosura në aeroportin e Kabulit dhe do të tërhiqen më 1 mars, ndërsa një ekip i instruktorëve do të largohet më 31 mars të këtij viti.

Ky vendim do të thotë se Bullgaria do t’i tërheq afro 40% të kontigjentit prej 600 ushtarëve në Afganistan, që veprojnë në kuadër të Forcës Ndihmëse Ndërkombëtare të Sigurisë në Afganistan, deri në fund të muajit mars.

Sipas një njoftimi të qeverisë, pjesa tjetër e ushtarëve të Bullgarisë do të mbetet në Afganistan deri në vitin 2014, kur do të tërhiqet pjesa më e madhe e forcave të NATO-s.

Bullgaria, që në vitin 2004 është pranuar në NATO, ka marrë pjesë në Forcën Ndihmëse Ndërkombëtare të Sigurisë, që udhëhiqet nga aleanca, prej vitit 2002.
XS
SM
MD
LG