Ndërlidhjet

Serbia kërkon "bashkësi të komunave autonome"


Harta e Kosovës
Harta e Kosovës
Këshilltari i presidentit të Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar se aktorët e rëndësishëm politikë në Serbi janë pajtuar që kërkesa për krijimin e bashkësisë së komunave autonome në Kosovë të jetë fokusi i politkave shtetërore në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Gjuriq ka thënë për RTS-në, se të gjitha modalitetet për bisedime janë “zhvilluar dhe janë të gatshme”.

Ai ka thënë se bashkësia e komunave autonome do të ketë kuvendin e vet si dhe trup ekzekutiv, që në mënyrë konkrete do të ndikojë në punët e brendshme të rajonit, në drejtësi dhe çështje tjera që janë me rëndësi për mbetjen e serbëve në Kosovë.

Prishtina zyrtare hedh poshtë çfarëdo lloj autonomie për komunat me shumicë serbe.
XS
SM
MD
LG