Ndërlidhjet

Vazhdojnë dëshmitë kundër ish-kryeministres së Ukrainës


Foto Arkiv
Foto Arkiv
Një dëshmitar i ka thënë një gjykate në Kiev se ish-Kryeministrja ukrainase Julia Timoshenko ka paguar 3 milion dollarë për vrasjen e një deputeti ukrainas 16 vjet më parë.

Dëshmia e së premtes vjen një ditë pasi një tjetër dëshmitar i tha Gjykatës se Qarkut Pechera se në vitin 1996 vrasja e Yevhen Shcherban kishte qenë e urdhëruar nga Timoshenko.

Ajo është duke vuajtur një dënim shtatë-vjeçar me kusht për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe nuk ishte paraqitur në gjykatë.

Timoshenko, e cila është aktualisht në një qendër mjekësore në qytetin lindor të Kharkivit, thotë se ajo kurrë nuk ka refuzuar për tu shfaqur në Gjykatë.

Ajo këmbëngul se të gjitha akuzat kundër saj janë të motivuara politikisht.
XS
SM
MD
LG