Ndërlidhjet

BE e gatshme të nëshkruaj marrëveshje me Ukrainën


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Në një deklaratë të miratuar të hënën nga ministrat e jashtëm të BE-së është theksuar gatishmëria e Bashkimit Evropian për të nënshkruar një marrëveshje asocimi me Ukrainën në takimin e Partneritetit Lindor që pritet të mbahet gjatë muajit nëntor në Vilnius.

Kjo deklaratë ëshë miratuar në një takim në Bruksel, por megjithatë, në të theksohet nevoja që Kievi të adresojë “ çështjet e gjyqësorit selektiv” dhe të sigurohet që zgjedhjet të jenë konformë standarteve ndërkombëtare si kusht për nënshkrimin marrëveshjes.

Në të gjithashtu thuhet se, disa pjesë të marrëveshjes mund të zbatohet menjëherë, pa pasur nevojë për ratifikim. Disa shtete anëtare të BE-së, më parë kishin shprehur dyshime lidhur me ratifikimin e kësaj marrëveshje përderisa politikanët si ish-kryeministria Julia Timoshenko të mos jetë liruar nga burgu.

Në këtë deklaratë gjithashtu potencohet se, Brukseli dëshiron që të përfundojë negociatat në marrëveshjen e asociimit me Armeninë, Gjerogjinë dhe Moldavinë gjatë kohës së mbajtjes së samitit të Vilniusit.
XS
SM
MD
LG