Ndërlidhjet

Kapen 149 drogë në makinën zyrtare greke


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Një automjet i Ministrisë greke të Drejtësisë është zënë me 149 kg drogë, njoftojnë mediat në Shqipëri.

Droga raportohet se është zënë nga policia greke, pranë kufirit me Shqipërinë.

Mediat shqiptare citojnë policinë greke të ketë thënë se marihuana është kapur në Nea Selefkia, Igumenicë, ndërkohë që automjeti I tipit “Citroen” drejtohej nga një grek 48-vjeçar.

Mediat greke raportojnë se trafikanti është nëpunës i Prokurorisë së Athinës, ndërkohë që operacioni i policisë vijon ende.
XS
SM
MD
LG