Ndërlidhjet

Arrestohen dy të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Drejtoria për Hetime të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion e Policisë së Kosovës, me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, kanë arrestuar dy persona me dyshimin se kanë kryer veprat penale: keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrje ryshfeti.

Në një komunikatë për media të lëshuar nga Policia, thuhet se gjatë procedurës hetimore janë mbledhur dëshmi materiale si rezultat i të cilave policia ka arrestuar N. B. i lindur 1975 (zyrtar në Administratën Tatimore të Kosovës ) dhe F. S. i lindur 1984 (kontabilist në një firmë private).

Në këtë komunikatë bëhet e ditur se nga të gjeturat e procesit hetimor të kryer, rezulton se të dyshuarit gjatë vizitës që i kanë bërë bizneseve në emër të Kontrollit nga ATK-ja, duke u bërë shantazh në mënyra të ndryshme, i kanë detyruar ata që ta marrin kontabilistin e caktuar për rregullimin e dokumentacionit si dhe kanë marrë ryshfet për të përfunduar kontrollin gjoja në favor të tyre.

Me vendim të prokurorit kompetent personave të arrestuar u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.
XS
SM
MD
LG