Ndërlidhjet

OKB: Irani rrit shkeljen e të drejtave të njeriut


Ilustrim
Ilustrim
Raportuesi special i Kombeve të Bashkuara për gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran thotë se në këtë vend ka probleme të shumta, që duhet të adresohen urgjentisht.

Gjatë prezantimit të raportit të tij në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së në Gjenevë, Ahmed Shaheed tha se ekziston “një rritje e dukshme e shkeljes serioze të të drejtave të njeriut.”

Shaheed përmendi shkallën e lartë të ekzekutimeve për vepra që nuk hyjnë te “krimet më të rënda” sipas standardeve të ligjit ndërkombëtar.

Ai gjithashtu përmendi diskriminimin e pakicave fetare dhe etnike, mohimin e të drejtave politike dhe civile, si dhe mohimin e lirisë së të shprehurit.
XS
SM
MD
LG