Ndërlidhjet

Gati 8 mijë derra të ngordhur hidhen në një lumë kinez


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Numri i derrave të ngordhur, të gjetur në një lumë, që siguron ujë të pijshëm për qytetin më të madh të Kinës, Shangai, është rritur në më shumë se 7500.

Autoritetet të enjten kanë nxjerrë më shumë se 900 derra nga lumit Huangpu, i cili furnizon me rreth 20 për qind me ujë të pijshëm qytetin e madh.

Derrat e ngordhur besohet se janë nga fermat në provincën fqinje Zhejiang.

Numri i tyre u rrit pasi policia filloi një fushatë kundër shitjes së produkteve të derrit të prodhuara nga derrat e sëmurë.

Mediat shtetërore citojnë një fermer të ketë thënë se ai ka hedhur derrat në lumë.

Autoritetet kanë siguruar 23 milionë banorët e qytetit se uji i pisjhëm mbetet i sigurt.
XS
SM
MD
LG