Ndërlidhjet

SHBA mirëpret “armëpushimin” nga kurdët


Ilustrim
Ilustrim
Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur thirrjen e liderit të burgosur kurd, Abdullah Ocalan, për armëpushim me Turqinë.

“Ky është një hap pozitiv për t’iu dhënë fund tri dekadave të dhunës tragjike në Turqi. Kjo dhunë ka marrë shumë jetë dhe shumë të ardhme, andaj duhet të marrë fund”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.

Ocalan, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 1999, të enjten u ka bërë thirrje luftëtarëve kurdë që të ndalojnë armiqësitë dhe të tërhiqen nga Turqia.

Kryeministri turk, Reccep Tayip Erdogan, ka thënë po ashtu se “ky është një zhvillim pozitv, por zbatimi do të jetë hapi më i rëndësishëm”.

Konflikti midis autoriteteve turke dhe kryengritësve kurdë ka nisur në vitin 1984 dhe prej asaj kohe kanë humbur jetën rreth 40,000 njerëz.
XS
SM
MD
LG