Ndërlidhjet

Vazhdon samiti i vendeve BRICS


Durban, 27 mars 2013.
Durban, 27 mars 2013.
Në Durban të Afrikës së Jugut është duke u zhvilluar dita e dytë dhe e fundit e samitit të vendeve BRICS, që përfshijnë: Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut.

Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, presidenti i Kinës, Xi Jinping, kryeministri i Indisë, Manmohan Singh, presidenti i Rusisë, Vladmir Putin, dhe ai i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, kanë diskutuar sot çështjet globale ekonomike, të cilat prekin vendet e tyre.

Ata pritet të arrijnë marrëveshje për krijimin e një banke të re të zhvillimit.

Banka synon t’i kundërvihet Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar – institucione për të cilat ekonomitë në zhvillim thonë se janë të dominuara nga vendet e Perëndimit.
XS
SM
MD
LG