Ndërlidhjet

OKB: Ushqimi me insekte e redukton urinë në botë


Një raport i ri i Organizatës për Ushqim dhe Agrikulturë të Kombeve të Bashkuara thotë se ushqimi me insekte mund ta ulë urinë në botë dhe ta reduktoj ndotjen.

Në raportin e publikuar sot, theksohet se më se dy miliardë njerëz në mbarë botën e plotësojnë ushqimin e tyre me insekte.

Megjithatë, theksohet se “neveria ndaj këtij ushqimi mbetet pengesa më e madhe për pranimin e insekteve si burim i vlefshëm i proteineve në shumë vende perëndimore”.

Raporti thotë se insektet kanë proteinë të cilësisë së lartë, që janë “veçanërisht të rëndësishëm si shtesë ushqimore për fëmijët e kequshqyer”.

Duke marrë parasysh se “insektet gjenden çdokund dhe ripërtrihen shpejtë”, ata nuk e ndotin ambientin, pasi “lënë pak gjurmë në ambient”.
XS
SM
MD
LG