Ndërlidhjet

Saakashvili denoncon arrestimet e aleatëve


Presidenti i Gjerogjise, Mikheil Saakashvili
Presidenti i Gjerogjise, Mikheil Saakashvili
Presidenti gjeorgjian Mikheil Saakashvili i ka krahasuar arrestimet e fundit të anëtarëve të administratës së tij me burgosjen e ish kryeministres së Ukrainës Yulia Tymoshenko.

Ish kryeministri gjeorgjian Ivane Merabishvili është arrestuar të martën nën akuzat për korrupsion.

Ish ministri i shëndetit Zurab Chiaberashvili, tash guvernator i rajonit Kakheti në Gjeorgjinë lindore, është arrestuar gjithashtu, pasi që policia ka marrë në pyetje atë dhe Merabishvilin.

Duke përmendur edhe anëtarë të tjerë të partisë së tij, Lëvizjes së Bashkuar Kombëtare, Saakashvili i quajti arrestimet si të motivuara politikisht.

Dhjetëra ish zyrtarë, përfshirë edhe një ish ministër të brendshëm, janë arrestuar që kur miliarderi Bidzina Ivanishvili drejtoi një koalicion opozitar për fitoren në zgjedhjet ndaj partisë në pushtet të Saakashvilit në muajin tetor.
XS
SM
MD
LG