Ndërlidhjet

Qeveria dënon shkeljen e Ligjit për Duhanin në ndërtesën e saj


Ilustrim
Ilustrim
Qeveria e Republikës së Kosovës dënon aktin e shkeljes së Ligjit për duhanin, "që është bërë nga persona të papërgjegjshëm në restorantin e ndërtesës së qeverisë", thuhet në një komunikatë për media të kabientit qeveritar.

"Qeveria do të ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme që shkelësit e ligjit të japin llogari dhe të marrin ndëshkimin e merituar", thuhet në komunikatë.

Në të thuhet se "Ligji për Duhanin, i hartuar nga Qeveria, që është në fuqi, është një ligj i standardeve dhe kritereve më të larta evropiane dhe si i tillë do të zbatohet plotësisht në tërë vendin".

Në Kosovë më 22 maj ka hyrë në fuqi Ligji për Duhanin që ndalon pirjen e duhanit në 100 për qind të hapësirave publike.

Por, siç kanë raportuar mediat vendore, ligji është shkelur nga vetë zyrtarët si në ndërtesën e Qeverisë ashtu edhe në atë të Kuvendit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG