Ndërlidhjet

Slloveni zbulon qytezë të civilizimit Maja


Ilustrim
Ilustrim
Arkelogët kanë gjetur një qytet të vjetër të Majas të fshehur me shekuj në malet e dendura në Meksikën lindore, një zbulim që presin se do të hedh dritë rreth mënyrës se si ky civilizim u zhduk rreth mijëra vjet më parë.

Ekipi i arkeologëve, i drejtuar nga Ivan Sprajc, një profesor i asociuar në Akademinë Sllovene të Shkencës dhe Artit, zbuloi 15 piramida – përfshirë edhe një të gjatë 23 metra.

Ata e pagëzuan këtë qytezë si “Chactun”, që do të thotë “Gur i Kuq” ose “Gur i gjerë”.

Sprajc tha se sipas të gjitha gjasave kjo qytezë ka qenë më pak e populluar sesa qytetet e lashta në të Majave në Tikal të Guatemalës, dhe se ato mund të kenë qenë strehë e afro 30,000 deri në 40,000 njerëzve, por se duhen hulumtime të tjera për ta vërtetuar këtë gjë.

Chactun, sipas tij, është i shtrirë në një sipërfaqe prej 22 hektarëve, dhe gjendet rreth 120 kilometra në perëndim të qytetit Xpujil, që është vetëm 25 kilometra larg.
XS
SM
MD
LG