Ndërlidhjet

Shkon në gjashtë numri i viktimave nga dhuna në Kajro


Egjipt - Banorët përleshen me anëtarët e Vëllazërisë Myslimane në kampusin e Universitetit të Kajros, 23Korrik2013
Egjipt - Banorët përleshen me anëtarët e Vëllazërisë Myslimane në kampusin e Universitetit të Kajros, 23Korrik2013
Më se 6 persona kanë vdekur dhe 33 të tjerë janë lënduar gjatë përleshjeve të sotme në Kajro, lajmërojnë autoritetet.

Gazeta Al-Ahram citon zyrtarë shtetëror të kenë konfirmuar numrin e të vdekurve, gjatë protestës së Vëllezërisë Myslimane e cila shpërtheu në dhunë në afërsi të universitit të Kajros.

Në portalin e vet kjo gazetë raporton se policia ka hedh gaz lotsjellës për të ndërprerë dhunën.

Po ashtu thuhet se dhjetëra makina janë shkatërruar në zonën përreth universitetit.

Sipas medieve lokale, mbështetësit e Morsi janë përplasur me banorët lokal, shitësit në rrugë, dhe kalimtarë të rastit pranë kampusit kryesor të Universitetit të Kajros.
XS
SM
MD
LG