Ndërlidhjet

20 viktima në dy sulme me bombë në Pakistan


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Dy bomba që kanë shpërthyer në Pakistanin veri-perëndimor raportohet se kanë vrarë mbi 20 persona dhe kanë lënduar një dyzinë të tjerë.

Administrata lokale dhe zyrtart e spitalit kanë thënë se dy bomba anë eksploduar në një market të dendur me njerëz në Parachinar, qyteti kryesor i qarkut fisnor të Kurramit, në afërsi të kufirit mes Pakistanit dhe Afganistanit.

Zëdhënësi i policisë ka thënë se një bomb besohet se ka qenë e vendosur në një motoçikletë.

Bomba e dyë ka shpërthyer në afërsi të një rruge.

Ende askush nuk e ka pranuar përgjegjësinë për sulmet.

Kurrami është një nga shtatë zonat fisnore përgjatë kufirit ku gjendën edhe militantët e Al Kaedës.
XS
SM
MD
LG