Ndërlidhjet

Për shkaqe buxhetore, RTV i Vojvodinës rrezikon mbylljen


Gjatë protestave të prillit kundër qeverisë krahinore të Vojvodinës, banorët e Novi Sadit ndër të tjera kanë kërkuar vende pune, 12 prill 2013
Gjatë protestave të prillit kundër qeverisë krahinore të Vojvodinës, banorët e Novi Sadit ndër të tjera kanë kërkuar vende pune, 12 prill 2013
Radio Televizioni i Vojvodinës prej 1 shtatorit do e ndërpresë transmetimin e programeve, për shkak të problemeve financiare, shkruan “Danas”.

Sipas burimeve të “Danas” nga kjo shtëpi televizive, në programin e RTV të Vojvodinës megjithatë do të vazhdojë të punojë vetëm programi informativ, derisa të gjitha projektet do të ndërpriten, apo nuk do të prodhojnë më programe të reja.

Situata në këtë medium është dramatike, sepse nuk ka para për rroga, honorare e as për mëditje udhëtimesh, bile, siç shkruan “Danas” nuk ka para as për benzin për veturat e ekipeve të terrenit.

Siç e ka sqaruar burimi i njejtë, RTV ju ka borxh punonjësve tri rroga, ndërsa borxhi ndaj furnizuesve ka arritur në tetë milionë euro.

Ky rast thuhet në gazetë, është edhe një problem shtesë për Serbinë dhe një paknaqësi e madhe për zyrtarët në Bruksel, më sakt institucionet e Bashkimit Evropian që merren më lirinë e mediave.

Një nga shqetësimet e BE-së është se me ndërprerjen e programit mbyllen edhe programet në gjuhët e minoriteteve, që ky televizion i ka 10.
XS
SM
MD
LG