Ndërlidhjet

Mubaraku në gjyq për "bashkëpunim në vrasje"


Ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak.
Ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak.
Në Kajro ka rifilluar gjykimi i ish-sunduesit egjiptian, Hosni Mubarak, për akuzat për bashkëpunim në vrasjet e protestuesve gjatë kryengritjes së vitit 2011.

Mubaraku, 85 vjeç, ëhstë transferuar në gjykatë nga një spital ushtarak, nën masa të rrepta të sigurisë.

Seanca dëgjimore ndodh tre ditë pasi Mubaraku është liruar nga burgu dhe është vendosur nën arrest shtëpiak.

Ndërkohë, gjykimi i shefit të Vëllazërisë Myslimane, Mohamed Badie, i paraparë të niste sot, është shtyrë për në fund të tetorit.

Thuhet se Badie dhe zëvendësit e tij nuk kanë arritur të paraqiten para gjykatës për arsye të sigurisë.

Ata përballen me akuzat për nxitje të dhunës ndaj protestuesve anti-islamistë, gjatë protestave që kanë çuar në rrëzimin e presidentit islamik, Muhammad Morsi.
XS
SM
MD
LG