Ndërlidhjet

Irani: Sulmet në Siri “të paligjshme”


Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka thënë se çdo sulm i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Siri do të ishte jashtë kufijve të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe në këtë mënyrë “i paligjshëm”.

Ai i ka bërë këto komente në Bagdad, në vizitën e parë zyrtare jashtë vendit, prejse ka marrë pozitën muajin e kaluar.

Zarif ka thënë se “vendet e civilizuara”, dekada më parë, kanë hedhur poshtë përdorimin e forcës “si një praktikë ilegale”.

Qeveria irakiane, e udhëhequr nga shiitët, ka bërë përpjekje të mbajë qëndrim neutral ndaj konfliktit në Siri, por ka paralajmëruar kundër çdo ndërhyrjeje ushtarake.

Irani është aleati kryesor rajonal i Damaskut.
XS
SM
MD
LG