Ndërlidhjet

Egjipt: Ju ndalohet aktiviteti 55 mijë hoxhallarëve


Xhamia al-Fath ku muajin e kaluar qenë ngujuar përkrahësit e Vëllazërisë Myslimane, 17 gusht 2013
Xhamia al-Fath ku muajin e kaluar qenë ngujuar përkrahësit e Vëllazërisë Myslimane, 17 gusht 2013
Autoritetet egjiptiane do t’iu ndalojnë punën 55 mijë klerikëve të palicencuar që të predikojnë nëpër xhami, ka njoftuar ministri për fe në këtë shtet, të martën.

Kjo shihet si lëvizje kundër përkrahësve të lëvizjës islamike, Vëllazëria Myslimane, diçka që ka nisur që prej se ushtria e hoqi nga pushteti, presidenti islamik, Muhammed Morsi, raporton Reuters.

Ministri, Mokhtar Gomaa ka thënë se këta klerikë të palicencuar konsiderohen fundamentalist dhe janë kërcënim për sigurinë e Egjiptit.

Ndalimi ka për cak disa xhami të palicencuara, ndërsa ideja është që të përhapet mesazhi i Islamit të moderuar dhe egjiptianët të mbahen larg ideve radikale.
XS
SM
MD
LG