Ndërlidhjet

Rohani: Marrëveshja për programin bërthamor, brenda 6 muajsh


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani
Presidenti iranian, Hassan Rohani në një intervistë të re dhënë mediave amerikane se ai shpreson që të arrihet një marrëveshje me fuqitë botërore për programin bërthamor të Iranit në më pak se gjashtë muaj.

Gjatë intervistës me “Ëashington Post”, Rohani citohet të ketë thënë se ai dëshiron që marrëveshja të arrihet brenda tre muajsh, por edhe nëse kjo bëhet pas gjashtë muajve, sërish do të ishte në rregull.

Ai ka thënë se afati kohor duhet të jetë periudhë disa mujore e jo të kalojnë vite pa marrëvëeshje.

Komentet e Rohanit janë publikuar pak para bisedimeve ndërkombëtare për programin bërthamor të këtij shteti që janë paraparë të nisin të enjtën në Nju Jork.

Ministri i jashtëm iranian, Javad Zarif, dhe sekretari amerikan i shtetitj, John Kerry pritet të marrin pjesë në këtë takim.
XS
SM
MD
LG