Ndërlidhjet

Sllovenia zvogëlon rrogat e shërbyesve civil


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Sllovenia, shteti pjesëtar i eurozonës që po përballet me probleme financiare, ka njoftuar të premtën se nuk ka zgjidhje tjetër pos të zvogëlojë për 5 % rrogat e shërbyesve civil.

Vendimi është ndikuar për shkak se një gjykatë e këtij vendi ka vendosur që shteti duhet t’iu paguaj punonjësve të shtetit 170 milionë euro në formë pagash.

Gjykata supreme e Slovenisë ka vendosur të premtën në të mirë të punonjësve të shtetit të cilët në periudhën në mes të 2010 dhe vitit 2012 e kanë negociuar një rritje rroge, rritje kjo që nuk është paguar asnjëherë për shkak të goditjes nga kriza e borgjeve që e goditi këtë vend.

Sipas qeverisë sllovene, shlyerja e këtij borgji ndaj tyre mund të bëhet vetëm nëse zvogëlohen rrogat për 5%

Shteti nuk mund të marrë hua më për shkak se deficit publik ka shkuar shumë përtej limitit të caktuar nga BE-ja prej 3 %.

Kryeministrja Alenka Bratusek, ka paralajmëruar të enjtën se shteti mund të detyrohet të kërkojë pako ndihmëse për shpëtimin e bankave sllovene që janë në hall më borgje.
XS
SM
MD
LG