Ndërlidhjet

Shënohet përvjetori i vrasjes së gazetares Anna Politkovskaya


Anna Politkovskaya
Anna Politkovskaya
Aktivistë të të drejtave të njeriut dhe mbështetës të ndryshëm kanë shënuar 7 vjetorin e vdekjes së gazetarës hulumtues ruse Anna Politkovskaya.

Gazeta ruse "Novaya gazeta" ku punonte Politkovskaya, do të zbulojë një pllakë përkujtimore gjatë një ceremonie ku pritet të marrin pjesë familjarë, miq, aktivistë, kolegë dhe diplomat të jashtëm.

Tubime komemorative janë organizuar edhe në lokacione të tjera në Moske dhe St. Petersburg. në Berlin ndërkaq, do të mbahet një concert në solidaritet me viktimat e dhunës në Rusi.

Për vrasjen e gazetares Politkovskaya, aktualisht po gjykohen pesë të dyshuar për pjesëmarrje në vrasje, por prokurorët nuk i kanë piblikuar ende emrat e atyre që besohet ta kenë kryer vrasjen.
XS
SM
MD
LG