Ndërlidhjet

Kreu i Greenpeace i kërkon takim Putinit


Një nga tridhjetë të arrestuarit në rastin Greenpeace
Një nga tridhjetë të arrestuarit në rastin Greenpeace
Kreu i Greenpeace International i ka shkruar një letër presidentit rus Vladimir Putin, në të cilën i kërkon një takim, pas arrestimit të tridhjetë aktivistëve të kësaj organizate ambientaliste nga shteti rus.

Në një komunikatë të lëshuar sot, Kumi Naidoo, tha se është i gasthëm të udhëtojë për në Moskë në cilindo moment që i kërkohet, për të siguruar lirimin e aktvistëve, të cilët po mbahen nën arrest në qytetin Murmansk.

Aktivistët, të cilët përfshijnë qytetarë nga 18 shtete të ndryshme, po mbahen në këtë qytet që nga koha kur anija e tyre “Arctic Sunrise” u kap nga autoritetet ruse, derisa disa nga anëtarët e organiztës po provonin të depërtonin në një platformë nafte të kompanisë Gazprom.

Javën e kaluar ata u akuzuan për pirateri, për çka mund të dënohen deri me 15 vjet burgim.
XS
SM
MD
LG