Ndërlidhjet

Shiten dhjetra dorëshkrime të Martin Luter Kingut


Pllaka memoriale për Luter Kingun ne Gjorgja, SHBA
Një shtëpi ankandesh në Nju Jork thotë se dhjetra dorëshkrime, përfshirë shënime e letra, të Martin Luter Kingut, janë shitur për më shume se 130 mijë dollarë.

Heritage Auctions, ka njoftuar sot, se më shume se më shumë se 100 artefakte që kanë qenë pjesë e ankandit, i kishin takuar Luter Kingut, dhe po mbaheshin nga Maude Ballou, një shoqe e afërt dhe sekretareshë personale e tij.

Sandra Palomino, drejtoreshë për dorëshkrimet historike, në këtë shtëpi ankandesh, ka thënë se “dokumentet e Luter Kingut, ofrojnë mundësi për një çasje më nga afër në luftën për të drejtat civile”.

Ajo tha se ka pasur interesim mbarëbotëror për letrat. Luter King, një laureat i Nobelit për paqe, u vra në Memfis, më 4 prill 1968.
XS
SM
MD
LG