Ndërlidhjet

Moldavianët marshojnë pro Evropës


Ilustrim/Flamuri i BE-së
Ilustrim/Flamuri i BE-së
Dhjetra mijëra moldavianë kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit të Moldavisë, në mbështetje të thellimit të mardhënieve me Bashkimin Evropian, raporton AP.

Moldavianët kanë brohoritur “Evropa” dhe “Për Moldavinë dhe për Evropën”, derisa kanë valëzuar flamuj të Moldavisë dhe të BE-së.

Policia tha se rreth 70 mijë persona morrën pjesën në marshin e së dieles, i cili ishte organizuar nga tri parti proevropiane, të bllokut aktual qeverisës.

Presidenti, Nicolae Timofti, ka thënë se”Integrimi evropian është një mundësi për të ndryshuar kualitetin e jetës së njerëzve dhe rimëkëmbjen e ekonomisë”.

Marshi u organizua vetëm pak javë para një samiti të rëndësishëm, i cili mbahet në Vilnius, e në të cilin Moldavia shpreson të nënshkruajë marrëveshje të rëndësishme me Bashkimin Evropian.

Moldavia, një vend me katër milionë banorë, e ka shpallur pavarësinë në vitin 1991, në valën e shpërbërjes së Bashkimit Sovjektik.
XS
SM
MD
LG