Ndërlidhjet

Dorëhiqen negociatorët palestinezë në bisedimet me Izraelin


Mahmud Abbas
Mahmud Abbas
Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, ka thënë se negociatorët palestinezë në bisedimet me Izraelin, kanë dhënë dorëheqje për shkak të mungesës së përparimit në proces.

Komentet e tij vijnë pasi Izraeli ka bërë publike planet për të ndërtuar afro 20,000 shtëpi në Bregun Perëndimor.

Pas njoftimit të Izraelit, Abbas ka kërcënuar me tërheqje nga bisedimet, ndërsa Shtetet e Bashkuara, që janë ndërmjetësuese të tyre, kanë shprehur shqetësim të thellë.

Të martën vonë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar ndalimin e projektit të ndërtimit.
XS
SM
MD
LG