Ndërlidhjet

Tatarstan: Hetime intensive për aksidentin ajror të së dieles


Pamje pas aksidentit, Tatarstan, Rusi
Pamje pas aksidentit, Tatarstan, Rusi
Shërbimet emergjente ruse janë duke hulumtuar rreth shkaqeve të rrëzimit të aeroplanit Boeing 737, i cili la të vdekur pesëdhjetë persona.

Ministria e Emergjencave e Rusisë ka dërguar stafin e saj nga Moska për në Tatarstan, që ta hetojë nga afër rastin.

Fluturimet komerciale nga dhe për në aeroportin e Tatarstanit janë pezulluar.

Aksidenti i rëndë i së dieles ndodhi derisa një aeroplan i linjës Tatarstan Airline, nisur nga aeroporti i Moskës, bëri një përpjekje të dytë për të aterruar, dhe pastaj goditi gabimisht tokën duke shpërthyer në flakë.

Kryeministri i Tatarstanit, Yury Kamaltynov, konfirmoi se një nga të vdekurit në aksident ishte djali i presidentit të Tatarstanit, Rustam Minnikhanov.

Në mesin e viktimave ishte edhe Aleksander Antonov, kreu i Shërbimit Federal të Sigurisë së Tatarstanit.
XS
SM
MD
LG