Ndërlidhjet

Lirohen edhe tre aktivistë të Greenpeace


Një nga të liruarit
Një nga të liruarit
Një gjykatë në Shën Petersburg ka vendosur për lirimin edhe të tre aktivistëve të tjerë të grupit Greenpeace.

Frank Hewetson nga Britania e Madhe, Ruslan Yakushevnga Ukraina dhe Jonathan Beauchamp nga Zelanda e Re, do të lirohen pasi te kenë paguar një shumë të caktuar nga gjykata.

Gjatë kësaj jave janë liruar 23 nga gjithsej 30 aktivistët e arrestuar të Greenpeace.

Ata ishin kapur në ujërat e Arktikut, derisa disa nga ta kishin provuar të çanin në një platformë nafte të gjigantit rus Gazprom, në shenjë proteste me politikat e tij.

Rusia i kishte akuzuar ata për pirateri, por më pas akuzat ishin tërhequr dhe zëvendësuar me ato për huliganizëm.
XS
SM
MD
LG