Ndërlidhjet

Medvedev: Amnistia nuk fal të burgosurit politik


Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev (Ilustrim)
Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev (Ilustrim)
Kryeministri i Federatës Ruse Dmitry Medvedev ka bërë të ditur se anëtaret e punk bendit Pussy Riot, ish-tajkuni Mikhail Khodorkovsky dhe të gjithë ata që u referohen si të burgosur politik, nuk do të preken nga amnistia e paralajmëruar.

Legjislacioni i cili i garanton amnisti mijëra të burgosurve rus, pritet të dërgohet në parlamentin e Rusisë në ditët e ardhshme.

Organizatat për të drejtat e njeriut i përshkruajnë dhjetëra rus, përfshirë Pussy Riot, Khodorkovsky dhe 28 individë të tjerë që akuzohen për trazirat e vitit të kaluar gjatë protestave opozitave në Sheshin Bolotnaya, si të burgosur politik.

Medvedev tha të premten gjatë një interviste televizive se rusët “nuk ka prirje” që të amnistojnë ata që kryejnë krime të dhunshme dhe “krimet kundër shoqërisë, përfshirë huliganizmin”, një referencë kjo për protestuesit e Bolotnaya-a dhe Pussy Riot.

Medvedev megjithatë, ka këmbëngulur se në Rusi nuk ka të burgosur politik.
XS
SM
MD
LG